Bota

Të pamëshirshëm/ Rusët sulmojnë në 8 rajone në Ukrainë, vritet një foshnjë 5 muajshe

Prindërit e të porsalindurit kanë mbetur të plagosur. 

1 Prill 2023, 15:29 Nga a.l
Të pamëshirshëm/ Rusët sulmojnë në 8 rajone
Pamje nga lufta në Ukrainë

UKRAINË- Forcat ruse kanë nisur sulmin sot në 8 rajone anembanë Ukrainës, duke vrarë pesë persona dhe plagosur 10.  Midis të vrarëve ishte një foshnjë pesë muajshe dhe gjyshja e tij në qytetin e vijës së parë të Avdiivka, ndërsa prindërit e të porsalindurit kanë mbetur të plagosur. 

Në rajonin jugor Kherson, tre persona u vranë dhe dy u plagosën. Dy nga të vrarët ishin inxhinierë, të moshës 45 dhe 50 vjeç.  Në rajonin verilindor Sumy, forcat ruse kryen granatime mbi katër komunitete në rajon pranë kufirit rus, duke plagosur një civil.  Në rajonin juglindor të Zaporizhzhia, dy punonjës të operatorit rajonal të rrjetit të energjisë u plagosën në qytetin e Orikhiv, shkruajnë mediat e huaja. 

Sipas deklaratës, njëra prej viktimave ka pësuar një plagë me prerje në kokë, ndërsa tjetra në shpinë. Të dy viktimat u shtruan më vonë në Spitalin Rajonal të Zaporizhzhia, ku iu nënshtruan operacionit dhe janë në gjendje të rëndë. 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll