Bota

Ukraina akuza ndaj udhëheqësit të Kishës Ortodokse, Pavel Lebed: Po mban qëndrim pro-rus

Prokurorët e Kievit thonë se ai dyshohet për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe fetare.

1 Prill 2023, 17:08 Nga a.l
Ukraina akuza ndaj udhëheqësit të Kishës Ortodokse, Pavel
Metropoliti Pavel Lebed

UKRAINË- Hetuesit ukrainas po kontrollojnë shtëpinë e një udhëheqësi të kishës ortodokse në Kiev, i akuzuar për justifikimin e agresionit të armatosur të Rusisë kundër Ukrainës. Mitropoliti Pavel Lebed drejton Lavrën Kyiv-Pechersk, manastiri më i rëndësishëm i Ukrainës. Dega e tij e Kishës Ortodokse të Ukrainës (UOC) ishte më parë besnike ndaj klerit të Moskës. Prokurorët e Kievit thonë se ai dyshohet për nxitje të urrejtjes kombëtare dhe fetare.

Kievi është përpjekur ta dëbojë atë dhe ndjekësit e tij nga manastiri. Mitropoliti Pavel i ka mohuar akuzat dhe argumenton se autoritetet e Kievit nuk kanë baza ligjore për dëbimin e murgjve dhe stafit nga manastiri, shkruan BBC. 

Në një paraqitje në gjykatë të shtunën ai e quajti atë "një rast politik".

"Unë kurrë nuk kam qenë në anën e agresionit" - megjithëse ai nuk e përmendi Rusinë.

Ai e përshkroi statusin e tij aktual si “arrest shtëpie”. Të premten qindra besimtarë u mblodhën në manastirin Kyiv-Pechersk Lavra - i famshëm për shpellat e tij historike - në mbështetje të murgjve duke protestuar kundër urdhrit të dëbimit.

lufta ukraine-rusi pavel lebed

Sondazh

Poll