Bota

'Koha për të festuar'/ Mbesa e Trump reagon për aktakuzën ndaj tij: Më në fund pak drejtësi!

Ish-presidenti, Donald Trump pritet të dalë para gjykatës të martën për tu përballuar me akzuzat penale.

1 Prill 2023, 12:46 Nga a.l
'Koha për të festuar'/ Mbesa e Trump reagon për
Mary L Trump

SHBA- Ish-presidenti, Donald Trump pritet të dalë para gjykatës të martën për tu përballuar me akzuzat penale. Në lidhje me këtë çështje ka reaguar edhe mbesa e tij, e cila është shprehur e lumtur duke thënë se më në fund po vendoset drejtësia për viktimat e tij.

Më në fund do të vendoset drejtësia. Le të gjejmë një minutë kohë për të festuar”, citoi ajo.

Por për çfarë akuzohet Donald Trump? 

Donald Trump po shkon drejt gjyqit duke shënuar kështu një ngjarje historike pasi është Presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës që vihet nën akuzë për një vepër penale. Por, për çfarë akuzohet Trump? Gjithçka nisi në vitin 2016. Ylli i filmave për të rritur, Stormy Daniels kontaktoi mediat të cilave u rrëfue se kishte një lidhje jashtëmartesore me Donald Trump në vitin 2006. Ekipi i Trumpit e kuptoi këtë dhe avokati i tij Michael Cohen i pagoi 130,000 dollarë Daniels që mos të fliste. Por kjo është e paligjshme. Megjithatë, kur Trump i kaloi pagesën Cohen në llogarinë bankare, transferta u bë me shënimin ‘tarifë ligjore’. Prokurorët thonë se kjo do të thotë që Trump falsifikon të dhënat, që është një kundravajtje penale në Nju Jork.

hetimi ndaj trump

Sondazh

Poll