Bota

E rëndë në Itali/ Nëna 35-vjeçare hidhet nga ballkoni i shtëpisë me fëmijën në krah

Nga sa raportohet e reja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa fëmija është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin San Salvatore. 

1 Prill 2023, 12:30 Nga a.l
E rëndë në Itali/ Nëna 35-vjeçare hidhet nga ballkoni
Ambulanca

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtunë në Itali. Mediat vendase raportojnë se një 35-vjeçare është hedhur nga ballkoni i spitalit teksa mbante fëmijën e saj 5 vjeç në krahë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e quajtur Celano (L'Aquila). Nga sa raportohet e reja ka ndërruar jetë në vend, ndërsa fëmija është në gjendje të rëndë i shtruar në spitalin San Salvatore. 

Është një tragjedi, ajo ishte në një moshë me gruan time. E njihja shumë mirë, jemi të shokuar”, ka thënë kryebashkiaku i Celano, Settimio Santilli.

Në vendngjarje kanë mbërritur karabinierët, efektivët 118 dhe zjarrfikësit. 

vetevrasje ne itali

Sondazh

Poll