Bota

Shtohen tensionet në veri të Kosovës, digjen 3 makina të tjera në Leposaviç

Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela i cili përmes një postimi në 'Twitter' thotë se strukturat ilegale të Serbisë të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës tashmë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese.

1 Prill 2023, 11:46 Nga a.l
Shtohen tensionet në veri të Kosovës, digjen 3 makina të
Foto ilustruese

KOSOVË- Incidente të njëpasnjëshme në veri të Kosovës. Tre makina të tjera raportohet se janë djegur mëngjesin e kësaj të shtune në Leopsaviç. Lajmi është bërë i ditur nga Shefi i Stafit të Presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela i cili përmes një postimi në 'Twitter' thotë se strukturat ilegale të Serbisë të diskredituara dhe me mbështetjen e pakësuar nga serbët e Kosovës tashmë po përdorin taktika kriminale dhe terrorizuese.

“Sundimi i ligjit do të mbizotërojë dhe çdo fajtor do të sillet para drejtësisë. Regjimi piromaniak i Vuçiqit do të dështojë”, ka shkruar Vela.

Në veri të Kosovës, brenda tre ditësh janë djegur gjithsej 8 makina me targa kosovare. Mbrëmë pas mesnatës, tre serbëve të Kosovës u janë djegur makinat të cilat ishin regjistruar me targa (RKS). Rasti u përsërit dy ditë më parë, ku dy makina të tjera u dogjën në Mitrovicë të veriut dhe një tjetër në Zveçan. Për gjithë situatën ka pasur reagime të ashpëra nga ndërkombëtarët. 

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll