Bota

Kurorëzimi i Mbretit Charles III/ Joe Biden mungon në ceremoni, kush pritet ta zëvendësojë

Presidenti amerikan, do të zëvendësohet nga zonja e parë Jill ose zëvendëspresidentja.

1 Prill 2023, 11:20 Nga f.i
Kurorëzimi i Mbretit Charles III/ Joe Biden mungon në ceremoni, kush
Mbreti Charles III, Joe Biden

SHBA- Presidenti Joe Biden nuk do të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III. Dailymail shkruan se presidenti amerikan, do të zëvendësohet nga zonja e parë Jill ose zëvendëspresidentja .

“Ne mendojmë se përfaqësuesi do të jetë zonja e parë ose zëvendëspresidenti,”- tha një burim për DailyMail.

Të ftuarit, përfshirë liderët botërorë, janë njoftuar nga Buckingham Palace për datën e ceremonisë që do mbahet në maj, por kreu i Shtëpisë së Bardhë nuk do jetë mes tyre.

Kjo është hera e dytë që Biden do të shmangë një takim me monarkun. Ai pritet të vizitojë Irlandën e Veriut muajin e ardhshëm, duke lënë disa ditë përpara mbërritjes së Mbretit të ri britanik për të shënuar 25 vjetorin e Marrëveshjes së së Premtes së Mirë.

 

jo biden mbretit charles iii kamala harris

Sondazh

Poll