Bota

FMN miraton paketën e mbështetjes prej 15.6 miliardë dollarësh për Ukrainën

Nga shuma totale e miratuar nga FMN-ja, 2.7 miliardë dollarë po i vihen në dispozicion Ukrainës menjëherë dhe pjesa tjetër e fondeve pritet të lirohet gjatë katër viteve të ardhshme.

1 Prill 2023, 12:11 Nga a.l
FMN miraton paketën e mbështetjes prej 15.6 miliardë
FMN miraton paketën e mbështetjes për Ukrainën

UKRAINË- Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka miratuar një paketë mbështetjeje prej 15.6 miliardë dollarësh për Ukrainën për të ndihmuar në rimëkëmbjen ekonomike të vendit të goditur nga konflikti. Mediat e huaja raportojnë se, huaja është pjesë e një pakete më të gjerë mbështetjeje ndërkombëtare prej 115 miliardë dollarësh për të ndihmuar vendin të përmbushë nevojat urgjente të financimit.

Nga shuma totale e miratuar nga FMN-ja, 2.7 miliardë dollarë po i vihen në dispozicion Ukrainës menjëherë dhe pjesa tjetër e fondeve pritet të lirohet gjatë katër viteve të ardhshme. 'Extended Fund Facility' është programi i parë i madh financues i miratuar nga FMN për një vend të përfshirë në një luftë në shkallë të gjerë.

lufta ukraine-rusi fmn

Sondazh

Poll