Aktualitet

Aksident para Kryeministrisë, makina përplas fëmijën, shoqërohet drejtuesja e mjetit

26 Shtator 2019, 11:01 Nga DOSJA
Aksident para Kryeministrisë, makina përplas fëmijën,

Tiranë- Një aksident i rëndë ka ndodhur para Kryeministrisë, pasi një mjet ka përplasur një fëmijë. Mjeti Volswagen me targa “GV 577 CD” ka përplasur një fëmijë.

Policia njofton se automjeti me drejtuese R. A ka aksidentuar të miturin, i cili është dërguar në spital por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 12:45 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” automjeti me drejtuese R. A ka aksidentuar shtetasin e mitur K. L, i cili u dërgua në spital për ndihmë mjekësore jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesja e automjetit shtetasja R. A do shoqërohet në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, ku po vijon punën për përcaktimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident para kryeministrisë makina përplas fëmijën aksident para kryeministrisë makina përplas fëmijën

Sondazh

Poll