Bota

“Jam ende gjallë”, Papa Françesku përshëndet me humor turmën pasi del nga spitali në Romë

Nga xhami i mjetit ai ka përshëndetur me nota humori turmën e njërëzve që e prisnin jashtë spitalit.

1 Prill 2023, 10:43 Nga a.l

“Jam ende gjallë”, Papa Françesku përshëndet

ITALI-Ashtu siç u njoftua Papa Françesku ka përfunduar sot kontrollet mjekësore dhe ka dalë nga spitali në Romë ku qëndroi për disa ditë. Papa, 86 vjeç, u fotografua duke buzëqeshur dhe duke përshëndetur me dorë nga një makinë që u dërgua për ta marrë atë nga spitali. Nga xhami i mjetit ai ka përshëndetur me nota humori turmën e njërëzve që e prisnin jashtë spitalit duke iu thënë: 'Jam ende gjallë'. 

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni në një deklaratë për mediat tha se Françesku do të jetë nesër në shesh për meshën, e cila shënon fillimin e Javës së Shenjtë dhe nis një seri ceremonish solemne publike që kulmojnë në Pashkë më 9 Prill. Françesku, u shtrua në spital të mërkurën në Poliklinikën Gemelli, ku mjekët thanë se duhet të merrte antibiotikë në mënyrë intravenoze për të trajtuar bronkitin e tij.

papa françesku

Sondazh

Poll