Aktualitet

Plagosja e 24-vjeçarit, shpallet në kërkim ‘Xubi’ i Yzberishtit, arrestohet një tjetër (EMRAT)

26 Shtator 2019, 07:44 Nga DOSJA
Plagosja e 24-vjeçarit, shpallet në kërkim ‘Xubi’ i

Tiranë- Pas përplasjes me armë në zonën e Yzberishtit , ku plagos me armë zjarri 24-vjeçari me iniciale D.V policia ka arrestuar Iljaz Avdillari 24 vjeç, ndërsa i shpalluri në kërkim është Fatmir Avdillari i njohur si ‘Xubi’ për të cilin policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e  tij.

Njoftimi:

Policia zbardh ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 6 , pas një pune intensive kanë bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Yzberisht Tiranë, ku u plagos në dorë me armë zjarri shtetasi D. V., 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe veprimeve hetimore të kryera u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit I. A., 24 vjeç, si dhe shpallja në kërkim e shtetasit F. A. dhe vijon puna për kapjen e tij.

Nga veprimet e para hetimore rezulton se më datë 25.09.2019, rreth orës 22.45 në rrugën e Qelqit, dyshohet se këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri dhe për pasojë është plagosur në dorë shtetasi D. V., jashtë rrezikut për jetën. Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shetasit F. A., Policia gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24-vjeçari në tiranë në kërkim xubi i yzberishtit plagpsje në yzberisht arrestohet 24-vjeçari në tiranë në kërkim xubi i yzberishtit plagpsje në yzberisht

Sondazh

Poll