Bota

Kush është avokati që e "tradhtoi" Donald Trump në rastin e Stormy Daniels

Ai dëshmoi për rreth shtatë orë në një seancë dëgjimore në Kongres, duke e përshkruar Trumpin si një "gënjeshtar" dhe "mashtrues" që bëri komente raciste.

31 Mars 2023, 14:41 Nga A.B
Kush është avokati që e "tradhtoi" Donald Trump në
Donald Trump

SHBA- Ai ishte njeriu që pagoi ish-yllin e pornografisë Stormy Daniels për të fshehur përplasjen e saj me ish-presidentin amerikan. Bëhet fjalë për Michael Cohen, ish-avokat konfidencial i miliarderit amerikan, Donald Trump, i cili kaloi në kampin kundërshtar.

"Askush nuk është mbi ligjin," tha ai pasi ish-klienti i tij u padit nga një gjykatë në Manhattan.

Michael Cohen, djali i një të mbijetuari të Holokaustit, ishte kandidat në vitin 2003 për këshillin e qytetit të Nju Jorkut dhe një fans i zjarrtë i Trump përpara se të punonte për të. Në vitin 2016, si avokati konfidencial i Trump ,është ai që do t'i japë Stormy Daniels  shumën prej 130 mijë dollarësh për të blerë heshtjen e saj, ndërsa tashmë ka dëshmuar se paratë i janë kthyer.

Ai u betua se do të merrte një plumb për Donald Trump

Ish-i besuari i Trump ka bërë një kthesë 180 gradë pasi dikur ishte betuar se do të hante një plumb.

Kur u paraqit para një gjykatësi federal për të kërkuar falje, Cohen ia atribuoi sjelljen e tij kryesisht ndikimit të një njeriu: Donald Trump.

"Herë pas herë," i tha Cohen gjykatësit në dënimin e tij në fund të 2018, "E ndjeva se ishte detyra ime të mbuloja veprat e tij të pista".

Që atëherë, Cohen është vendosur të ekspozojë këto akte. Në vitin 2019, ai dëshmoi për rreth shtatë orë në një seancë dëgjimore në Kongres, duke e përshkruar Trumpin si një "gënjeshtar" dhe "mashtrues" që bëri komente raciste.

Cohen gjithashtu u takua me hetuesit e Prokurorit Special Robert. Mueller dhe prokurorët federalë në Nju Jork. Ai nxiti hetimin e Prokurorit të Përgjithshëm të Nju Jorkut mbi praktikat e biznesit të Trump, duke krijuar terrenin për një padi kundër ish-presidentit duke pretenduar se ai e kishte fryrë pasurinë e tij me miliarda dollarë.

Pasi Cohen kreu 13 muaj burg, ai u vendos në arrest shtëpiak për më shumë se një vit.

Ai do të përballet me Trump në gjykatë

Ai është goditur nga aleatët e Trump dhe tani ai është gati të shfrytëzojë rastin: të përballet me ish-presidentin amerikan në gjykatë. Madje ai vendosi të shkruajë një libër në të cilin bën zbulime për Trump./Dosja.al

donald trump stormy daniels

Sondazh

Poll