Aktualitet

Në kërkim për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari nga Fieri, i shumëkërkuar në Itali (Emri)

26 Shtator 2019, 07:44 Nga DOSJA
Në kërkim për trafik droge, arrestohet 44-vjeçari nga

FIER- Një 44 vjeçar është arrestuar me qëllim ekstradimi, pasi ishte i kërkuar në Itali. Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër arresti për 44-vjeçarin Mikel Rama.

Rama në kërkim për organizatë kriminale të trafikut të drogës.

Njoftimi i policisë:

Sektori për Shërbimet e Specializuara Policore në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpunim me Interpol Tirana pas informacioneve të mara dhe një pune të mirëorganizuar, arrestoi përkohësisht me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasin shqiptar të shpallur në kërkim ndërkombëtar: Mikel (Dh) Rama, 44 vjeç, banues në Fier.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Milanos, Itali, ka lëshuar urdhër-arrest për veprën penale “Organizata kriminale për qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet nje person fier mikel rama trafik droge arrestohet nje person fier mikel rama trafik droge

Sondazh

Poll