Sport

VIDEO/ “Pamje, si as nëpër filma”! Aksident i tmerrshëm, futbollisti ‘fluturon’ me makinën e tij brenda në një sallë sportive…

Një futbollist 25-vjeçar, Sofian Kiyine, të enjten goditi një rrethrrotullim përpara se të të fluturonte disa metra lartësi dhe të përfundonte ‘garën’ e tij në një sallë sportive, që ishte rreth njëzet metra larg në qytetin e Flémalle të Belgjikës.

31 Mars 2023, 11:37 Nga DOSJA

VIDEO/ “Pamje, si as nëpër filma”! Aksident i

BELGJIKE - Pamjet e aksidentit duken jo reale. Futbollisti 25-vjeçar, Sofian Kiyine, goditi një rrethrrotullim përpara se të kalonte murin e sallës sportive të qytetit Flémalle, i cili ishte rreth njëzet metra më tej. Automjeti i lojtarit të Leuven kaloi një nga muret e sallës, pesë metra të lartë, përpara se të përplasej në tokë.

“Makina me të vërtetë shpoi murin prej llamarine të ndërtesës. Më pas u përplas rreth dhjetë metra më tej. Fatmirësisht askush nuk ishte aty në atë moment. Një orë më parë ishin rreth njëzet fëmijë që e kishin zënë këtë pjesë”,- ka raportuar një dëshmitar i aksidentit për median belge SudInfo. 

“Të flasësh për një mrekulli është edhe shumë pak. Nuk guxojmë të imagjinojmë se çfarë mund të ketë ndodhur. U shmang një dramë të vërtetë. Të them të drejtën, as në filma nuk shohim gjëra të tilla”, shtoi ai.

Zakonisht, salla e sportit është një vend i populluar, por askush nuk ka qenë atje kur ka ndodhur aksidenti. Më shumë frikë sesa dëm. Për momentin, asgjë nuk e shpjegon këtë fluturim misterioz të mjetit, por shpejtësia e tepërt në momentin e ngjarjeve mund të jetë pjesë e përgjigjes.

VIDEO/ “Pamje, si as nëpër filma”! Aksident i

Sipas informacioneve nga klubi i tij në rrjetet sociale, Sofian Kiyine është transportuar në urgjencën e spitalit më të afërt, ku aktualisht janë duke u zhvilluar ekzaminime shtesë.

Jeta e ish-lojtarit të Chievo Veronës dhe Lazios nuk është më në rrezik, por lojtari ka thyerje të shumta të eshtrave, raportojnë mediat belge.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll