Bota

Gwyneth Paltrow fiton betejën ligjore në SHBA, fiton 1 mln $ dëmshpërblim

Gwyneth Paltrow ka fituar betejën e saj ligjore me Terry Sanderson pasi ai e akuzoi atë për plagosjen e tij në një aksident me ski.

31 Mars 2023, 01:25 Nga k.m.
Gwyneth Paltrow fiton betejën ligjore në SHBA, fiton 1 mln $
Gwyneth Paltrow

SHBA- Një juri prej tetë personash shpalli të pafajshme yllin amerikan Gwyneth Paltrow në gjyqin civil për një aksident me ski në Utah në 2016. Një juri ka përcaktuar se Paltrow nuk ka pasur faj dhe thotë se fajin e ka Sanderson "100%". Sipas mediave të huaja, Gwyneth Paltrow ka fituar betejën e saj ligjore me Terry Sanderson pasi ai e akuzoi atë për plagosjen e tij në një aksident me ski.

Gwyneth Paltrow fiton betejën ligjore në SHBA, fiton 1 mln $

Optometristi në pension pretendoi se Paltrow doli me ski "jashtë kontrollit" dhe e goditi atë në Deer Valley Resort në Park City, Utah, në vitin 2016. Por juria dha vendim në favor të Paltrow pas pak më shumë se dy orësh diskutimi. Gjithashtu i dha dëmshpërblim prej 1 milionë dollarësh.

Sanderson kishte kërkuar dëmshpërblim prej 300,000 dollarë (246,000 £) në padinë civile, ndërsa Paltrow, paraqiti një kundërpadi, në të cilën ajo kërkonte pagesën e tarifave ligjore dhe dëmshpërblimin prej 1 milion dollarësh.

Sanderson pretendoi se aksidenti në resortin e lartë e la atë me dëmtim në trut dhe brinjë të thyera, madje dhe se i dëmtoi marrëdhëniet e tij me familjen e tij. Por nga ana tjetër, Paltrow mohoi se ishte përgjegjëse për aksidentin.

gwyneth paltrow

Sondazh

Poll