Bota

Aksidenti i frikshëm në Indi/ Shembet dyshemeja e tempullit hindu, vdesin 13 persona

Zyrtari i policisë Manish Kapuriya tha se po punohet për të nxjerrë nga gropa e madhe personat e bllokuar të cilët janë plagosur. 

30 Mars 2023, 21:20 Nga a.l
Aksidenti i frikshëm në Indi/ Shembet dyshemeja e tempullit hindu,
Shembet dyshemeja e tempullit

INDI- Një aksident i pazakontë raportohet në Indi. Mediat e huaja raportojnë se 13 persona kanë humbur jetën pasi dyshemeja e tempullit hindu u shemb. Zyrtari i policisë Manish Kapuriya tha se po punohet për të nxjerrë nga gropa e madhe personat e bllokuar të cilët janë plagosur. 

Punonjësit e urgjencës kanë përdorur litarë dhe shkallë për të arritur tek ata të bllokuar në pusin në Madhya Pradesh.  Tempujt në të gjithë Indinë ishin mbushur plot me besimtarë me rastin e Ram Navami, ditëlindjen e hyjnisë hindu, Lord Ram.

aksidenti ne indi

Sondazh

Poll