Bota

Shtëpia e Bardhë: Rusia do ofrojë ushqime në këmbim të armatimeve nga Koreja e Veriut

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se Rusia po kërkon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut, duke ofruar ushqim në këmbim të armëve.

30 Mars 2023, 21:38 Nga a.l
Shtëpia e Bardhë: Rusia do ofrojë ushqime në këmbim
Xi Jinping dhe Vladimir Putin

RUSI- Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretenton se ka informacione të reja se Rusia po kërkon në mënyrë aktive të blejë armë ose municion shtesë nga Koreja e Veriut. Uashingtoni me sa duket është shqetësuar se Koreja e Veriut do të ofrojë ndihmë ndaj Rusisë. 

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve se Rusia po kërkon të dërgojë një delegacion në Korenë e Veriut, duke ofruar ushqim në këmbim të armëve, shkruan Skynews.  

Ndërkohë sot, presidenti rus Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret që përcakton se sa qytetarë duhet të thirren si pjesë e fushatës së rekrutimit pranveror që ndodh çdo vit. Ai thotë se 147,000 rusë duhet të thirren për shërbimin ligjor ushtarak. 

xi jinping vladimir putin

Sondazh

Poll