Bota

Kurti: Nuk do lejoj vizitën e Vuçiç në Kosovë, nuk kam hall se lodhet duke marrë leje

Albin Kurti tha se për aq kohë sa presidenti Vuçiç thotë se Masakra e Reçakut është fabrikim, nuk është person i dëshiruar në Kosovë.

30 Mars 2023, 22:36 Nga k.m.
Kurti: Nuk do lejoj vizitën e Vuçiç në Kosovë, nuk
Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç

PRISHTINË- Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nëse presidenti serb, Aleksandër Vuçiç do t’i bënte kërkesë për të hyrë në Kosovë, ai nuk do t’i japë leje. Në një intervistë të dhënë mbrëmjen e sotme për "KlanKosova", Albin Kurti tha se për aq kohë sa presidenti Vuçiç thotë se Masakra e Reçakut është fabrikim, nuk është person i dëshiruar në Kosovë.

“Nuk kam marrë asnjë kërkesë për një vizitë të tillë dhe natyrisht duke pasur parasysh rrethanat që ndodhemi ai nuk do të ishte një person i dëshiruar në Kosovë. Nëse kemi parasysh që personi që thotë Masakra e Recakut është fabrikim dhe asnjëherë nuk e ndryshoj këtë gjë, unë mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës. Natyrisht që nuk do t’ia japë lejen. Por më mirë është me bo kërkesën. Tash me këtë që e thash se nuk ia jap lejen, nuk do ta bëjë as kërkesën,”- tha Kurti në Klan Kosovë.

Madje as nuk e ka kursyer as ironinë. 

“Unë nuk lodhem duke i thënën "jo". Nuk e kam hallin se a lodhet ai”.

Ndryshe nga Kurti, presidenti ka bërë me dije se ka ndërmend që deri në qershor të zhvillojë një vizitë në Kosovëm për të vizituar të gjithë qytetarët serbë, nga jugu në veri të vendit. 

albin kurti aleksander vucic

Sondazh

Poll