Aktualitet

Plagosja e 24-vjeçarit në Tiranë/ Shpallet në kërkim ‘Xubi’ i Yzberishtit, arrestohet një tjetër (EMRAT)

26 Shtator 2019, 07:07 Nga DOSJA
Plagosja e 24-vjeçarit në Tiranë/ Shpallet në kërkim

Tiranë-Për përplasjen me armë, që ndodhi mbrëmjen e djeshme në zonën e Yzberishtit në Tiranë, Policia njofton se është plagosur në dorë 24-vjeçari me iniciale D. V, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Për këtë ngjarje policia ka arrestuar Iljaz Avdillarin, 24 vjeç, ndërsa i shpalluri në kërkim është, Fatmir Avdillari i njohur si ‘Xubi’  i Yzberishtit,  për të cilin policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e tij. Po kështu nga kontrolli i ushtruar në banesën e “Xubit” të Yzberishtit është gjetur në cilësinë e provës materiale dy thika, të dyshuara si armë të ftohta.

Kush është Xubi i Yzberishtit? 

Fatmir Avdillari, është i njohur si një ndër anëtarët e bandës së Yzberishtit në vitet ’97-’98, ku bashkëanëtarë kanë qenë edhe dy vëllezërit e tij, Nazmiu dhe Iliri,  ky i fundit i cili identifikohet si “kapoja”.

Ilir Avdillari gjendet në burg, pasi bashkë me vëllezërit e tij, Fatmir dhe Nazmi Avdillari janë akuzuar se kanë vrarë më 27 janar ’98 biznesmenin italian Stefano Rossi, pronari i fabrikës “Niki Shoe”.Ngjarja ka ndodhur 100 metra larg fabrikës, kur biznesmeni italian sapo kishte tërhequr 30 milionë lireta nga Banka Italo-Shqiptare.

Si ndodhi vrasja? 

Vrasja e Shkëlqim Xhabaftit u krye për një konflikt që lidhej me makinën e një biznesmeni italian. Vëllezërit Nazmi e Ilir Avdillari i kishin grabitur makinën një biznesmeni italian dhe ky i fundit i kërkon ndihmë Xhabaftit. Kapoja i Selitës, së bashku me një inspektor rendi shkuan te rivalët e Yzberishtit për të biseduar se si mund t’ia kthenin makinën të huajit, por në bisedë e sipër debati është nxehur dhe vëllezërit  Nazmi e Ilir Avdillari kanë vrarë Xhabaftin.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 24-vjeçari në tiranë fatmir avdillari ilir avdillari iljaz avdillari në kërkim xubi i yzberishtit plagosje ne yzberisht arrestohet 24-vjeçari në tiranë fatmir avdillari ilir avdillari iljaz avdillari në kërkim xubi i yzberishtit plagosje ne yzberisht

Sondazh

Poll