'Do të mbani përgjegjësi ndaj çdo incidenti'/ Pekini paralajmëron SHBA: Ndaloni provokimet ndaj Kinës
Tan Kefei KINË- Zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes, Tan Kefei ka paralajmëruar se forcat e Armatosura të S...
Qyteti i Milanos ka lejuar regjistrimin e fëmijëve të prindërve të së njëjtës gjini, që kanë lindur përmes nënave surrogate – që është e ndaluar në Itali – apo përmes riprodhimit mjekësor, praktikë që është e lejuar vetëm për çiftet heteroseksuale.
Parlamenti Evropian ka dënuar shkeljen e të drejtave të prindërve të së njëjtës gjini nga Qeveria ultra-konservatore e Italisë, pasi ekzekutivi italian urdhëroi qytetin e Milanos që të mos regjistrojë fëmijët e prindërve homoseksualë. Kryeministrja e ekstremit të djathtë, Giorgia Meloni, erdhi në pushtet vitin e kaluar, me premtimin se do të vë theksin te vlerat e familjes tradicionale.
Më herët gjatë këtij muaji, Qeveria italiane kufizojë të drejtat e prindërve homoseksualë.
Qyteti i Milanos ka lejuar regjistrimin e fëmijëve të prindërve të së njëjtës gjini, që kanë lindur përmes nënave surrogate – që është e ndaluar në Itali – apo përmes riprodhimit mjekësor, praktikë që është e lejuar vetëm për çiftet heteroseksuale.
Por, kryetari i Miltanos, Beppe Sala, tha se ka ndaluar regjistrimin e fëmijëve pasi Ministria e Brendshme i dërgoi një letër duke insistuar se për këtë çështje duhet të vendosin gjykatat. Anëtarët e Parlamentit Evropian thanë se kanë frikë se presioni ndaj qytetit të Milanos “është pjesë e një sulmi më të gjerë nga komunitetit LGBTQI+ në Itali”.
Ata i bënë thirrje Qeverisë italiane që menjëherë të heqë dorë nga vendimi dhe të miratojnë raportin e vitit 2022 për sundimin e ligjit që BE-ja ka vendosur. Ligjvënësit evropianë thanë se vendimi i Italisë është “diskriminim jo vetëm ndaj çifteve të së njëjtës gjini, por pikë së pari ndaj fëmijëve të tyre”, duke shtuar se “është shkelje e drejtpërdrejtë e të drejtave të fëmijëve” sipas konventës të Kombeve të Bashkuara.
Që nga viti 2016, në Itali lejohet bashkimi civil i çifteve të së njëjtës gjini, por kundërshtimi nga Kisha Katolike ka pamundësuar që këtyre çifteve t’u lejohet që të birësojnë fëmijë. Ligji për familjen është i ndryshëm në secilin shtet anëtar të BE-së, por dhjetorin e vitit të kaluar Komisioni Evropian prezantoi një propozim që do të detyronte shtetet anëtare të bllokut të njohin të drejtën e prindërve që jepen në shtetet e tjera. Ky plan do të mbronte fëmijët e familjeve të çifteve të së njëjtës gjini që udhëtojnë brenda BE-së./REL
Tan Kefei KINË- Zëdhënësi i Ministrisë Kineze të Mbrojtjes, Tan Kefei ka paralajmëruar se forcat e Armatosura të S...
RUSI- RUSI- Katër bankierë që ndihmuan mikun e presidentit rus Vladimir Putin të lëvizte miliona dollarë p&eu...
Foto ilustruese BRITANI- Organizatat e të drejave të njeriut kanë reaguar lidhur me planin e qeverisë britanike për strehimin e re...
Emmanuel Macron FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron dha alarmin për një mungesë të mundshme uji në Francë v...
Evan Gershkovich SHBA- Agjencia e lartë ruse e sigurisë ka arrestuar një gazetar amerikan i cili punonte në gazetë...
Jair Bolsonaro BRAZILIA- Ish-presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro u kthye në vendlindjen e tij sot për herë të parë që nga hu...
Evan Gershkovich SHBA- Ligjvënësit dhe organizatat në të gjithë Amerikën kanë reaguar të revoltuar për a...
Sanna Marin FINLANDË- Një test i madh për të ardhmen politike të kryeministres finlandeze dhe lideres socialdemokrate Sanna Marin...
Kosovë, Spanjë KOSOVË- Spanja, mbështet marrëveshjen e Ohrit, të propozuar nga BE për normalizimin e marrëdhë...
Rexhep taip Erdogan dhe Vladimir Putin RUSI- Kremlini tha sot se nuk është marrë asnjë vendim nëse presidenti Vladimir P...