Aktualitet

Sherri që solli vrasjen e dyfishtë në Kavajë, qytetarët: Nuk habitemi më, jetojmë në Shqipëri

Ata shprehen se Kavaja ka qenë një vend i qetë

30 Mars 2023, 13:38 Nga F.M
Sherri që solli vrasjen e dyfishtë në Kavajë,
Qytetari

KAVAJË- Qytetarët e Kavajës shprehen se nuk habiten nga ngjarjet e ndodhura. Të pyetur nga Eroneës një ditë pas vrasjes së dyfishtë, ata shprehen se Kavaja ka qenë një vend i qetë, por duke parë ngjarjet e fundit në Shqipëri, nuk habiten, kudo që ndodhin këto krime.

“Jemi në Shqipëri nuk na bënë përshtypje gjë. Kavaja ka qenë vend i qetë. Me këtë shtet që kemi ne çfarë nuk ndodh. Kur e dëgjova ngjarjen mu duk diçka e pazakontë,”- tha ai.

Ç’ndodhi në Kavajë?

Edmond (Armand) Gosa dhe Altin (Sali) Rexha u takuan në një lokal të qytetit për tu sqaruar lidhur me një sherr të ndodhur tre ditë më parë. Ata kishin shkuar ‘të përgatitur’ në takim, pasi i pari kishte marrë një thikë me vete, ndërsa tjetri një armë zjarri. Dyshja fillimisht janë konfrontuar verbalisht dhe fizikisht. Më pas, Gosa e ka qëlluar me thikë Rexhën, ndërsa ky i fundit i është kundërpërgjigjur duke qëlluar tre herë me armë zjarri. Të dy u dërguan në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ndërruan jetë. Gosa ishte një person me precedentë penalë pasi ka qenë i dënuar më parë për vrasje.

vrasja e dyfishte ne kavaje edmond gosa armand gosa altin rexha sali rexha

Sondazh

Poll