Aktualitet

Turisti gjerman u bllokua me mjetin lundures në grykëdherdhjen e Vjosës, veliera ende e 'ngecur' në cekëtinë prej 3 javësh

Më 11 mars, turisti gjerman kishte disa probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare, për shkak të motit të keq dhe kishte humbur kontaktin me familjen. Policia lokalizoi atë në grykëderdhje të lumit Vjosë i cili kishte ngecur në cekëtinë.

30 Mars 2023, 13:16 Nga A.B
Turisti gjerman u bllokua me mjetin lundures në grykëdherdhjen e
Velera

VLORË- Turisti gjerman, i cili humbi drejtimin e velierës së tij në grykëderdhjen e Vjosës, ende nuk e ka marrë mjetin e tij. Prej 11 marsit, turisti gjerman i cili pësoi incidentin, nuk ka bërë ende të tijën velierën që i takon, pasi ende nuk është kryer tërheqja e mjetit lundrues nga cekëtina ku kishte mbetur, në grykëdherdhjen e lumit Vjosë.

Edhe pse sipas procedurave, mjeti lundrues duhet t'i ishte kthyer pronarit të tij, kjo ende nuk ka ndodhur.

Më 11 mars, turisti gjerman kishte disa probleme me drejtimin e velieres në ujërat detare shqiptare, për shkak të motit të keq dhe kishte humbur kontaktin me familjen. Policia lokalizoi atë në grykëderdhje të lumit Vjosë i cili kishte ngecur në cekëtinë por nuk ka bërë tërheqjen e saj.

Sipas njoftimit të Policisë, në atë ditë, do të bashkëpunohej për të bërë të mundur tërheqjen e mjetit lundrues nga cekëtina e grykëderdhjes së lumit Vjosë, për ta transportuar në portin e Vlorës, por mes duket, edhe pas 3 javësh, nuk është realizuar. 

vlore policia vlore turisti gjerman

Sondazh

Poll