Aktualitet

Revoltohet banorja në Bërxullë: Shteti t'i vërë gishtin kokës, i luajnë shiritat nga t’ju dojë qejfi, kujt i djegë le ta mbajë

Ajo shtoi se në fshatin e tyre rruga që pritet të ndërtohet kalon mes përmes dhe kjo gjë u shkatërron pronat. 

30 Mars 2023, 11:04 Nga F.M
Revoltohet banorja në Bërxullë: Shteti t'i vërë
Banorja në Bërxullë

TIRANË- Një nga banoret e fshatit Bërxullë që ka dalë edhe sot në porotestë ka kërkuar që të takohet me përfaqësuesit e institucioneve. Në një prononcim për mediat, gruaja tha se kryeministri Edi Rama duhet të shkojë t'i takojë pasi ua ka shkatërruar fshatin me ndërhyrjet e bëra. Ajo shtoi se në fshatin e tyre rruga që pritet të ndërtohet kalon mes përmes dhe kjo gjë u shkatërron pronat. 

Pjesë nga fjala e banores: 

Shteti duhet t’i vërë gishtin kokës. Ne protestojmë për pronat tona. Ku do të shkojmë ne, në rrugë, që do të na shpronësojnë? Pse nuk vjen Ministrja e Bujqësisë që ka falimentuar bujqësia e blegtoria? Tokat pa mbjellë. Jonxha, perimet, fasulet, patatet duhet të ishin mbjellë. Ai nuk vjen se e kthen rrugën nga t’i dojë qejfi, i luajnë shiritat përditë nga t’i dojë qejfi. Fushë Preza nuk preket sa preket Bërxulla, sepse këtu kalon rruga mes për mes. Bërxulla ka mbaruar, e kanë shkatërruar. Qenka prekur zonja Bici. Të gjithë e dinë ku ka punuar se dalin në televizione, kujt i djeg le ta mbajë.

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

banoret e berxulles

Sondazh

Poll