Aktualitet

Banorja në Bërxullë: Pasha Zotin, unë as e vdekur nuk e lëshoj tokën!

Kryeministrin Edi Rama e konsideroi më të keqin në botë.

30 Mars 2023, 11:02 Nga F.M
Banorja në Bërxullë: Pasha Zotin, unë as e vdekur nuk e
Banorja në Bërxullë

TIRANË- Një banore e Bërxullës ka deklaruar se do të vetëflijohet, por që kurrsesi nuk do ta lirojë tokën dhe pronat e saj. E pranishme dhe në protestën që po hvillohet sot, banorja tha se ata ndihen skllevër përballë qeverisë. Kryeministrin Edi Rama e konsideroi më të keqin në botë. 

Pjesë nga fjala e banores: 

Jam 60 vjeçe. Nuk kam parë pushtet më të poshtër se ky, më skllevër se na ka bërë ky Edi Rama ne, nuk kam parë. Qeveri më të poshtër nuk kam parë. Për këtë duhet një rrahman i madh të shkruash, për Edi Ramën. Aq i poshtër është, jo vetëm për ne fshatarët këtu, por për të gjithë Shqipërinë. Ky është kryeministri më i keq, jo i vendit, por i botës me gjithë qeveritarët, janë më hajdutët. Të mos kujtojë se do ta ketë përherë këtë pushtet. Edi Rama dhe Balluku janë bij hajdutësh. Prandaj e ka çuar Dallëndyshen ai atje, se e di vetë ai, i ka thurur planet me atë ai. Për ne e ka çuar, por për Zotin, pasha Zotin, unë e vdekur nuk kam për ta lëshuar tokën time derisa të më përshtatet sipas dëshirës sime. Po s’bëri rrugën dytësore, të mj japë shpërblimin e banesës dhe të tokës, nuk e lëshoj rrugën.

Banorët e Bërxullës kanë 6 muaj që protestojnë kundër ndërtimit të aksit 'Thumanë-Kashar', segmenti 20.9 kilometrash pjesë e autostradës Milot –Fier. Me ndryshimin e projektit banorët deklarojnë se parashikohet të shemben banesat e tyre. Ato nuk bien dakord me vlerën e shpronësimit për banesën dhe tokën. Të vendosur, thonë se ato do të mbrojnë tokat e tyre deri në vetëflijim, dhe se nuk do të lejojnë firmën 'Gener 2'  të futet në tokat e tyre, pa arritur më parë një marrëveshje me to.

banoret e berxulles

Sondazh

Poll