Aktualitet

Patentë për 50 mijë lekë dhe pa kurs, arrestohet 56-vjeçari në Dibër

Ai i kishte premtuar një 32-vjeçari se do ta regjistronte në autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht.

30 Mars 2023, 13:23 Nga F.M
Patentë për 50 mijë lekë dhe pa kurs, arrestohet
Policia Dibër

DIBËR- Një 56-vjeçar, banues në Bulqizë është vënë në pranga pasi akuzohet se ka marrë 50 mijë lekë ndaj një person, të cilit i kishte premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi. Në njoftimin e policisë, bëhet me dije se ky person i i kishte premtuar një 32-vjeçari se do ta regjistronte në autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht.

Njoftimi i policisë Dibër:

I mori 50 000 lekë të rinj një shtetasi, duke i premtuar se do ta pajiste me leje drejtimi për automjet, pa përfunduar praktikën, kapet dhe vihet në 56-vjeçari. Nga strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër u bë kapja dhe arrestimi i shtetasit A. D., 56 vjeç, banues në Bulqizë. Ky shtetas dyshohet se i ka marrë shumën 50 000 lekë të rinj, shtetasit J. M., 32 vjeç, me premtimin se do ta regjistronte ne autoshkollën e shokut të tij dhe do ta pajiste me lejen e drejtimit, pa përfunduar praktikën që parashikohet ligjërisht. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprime të mëtejshme.

policia e dibres

Sondazh

Poll