Sport

VIDEO / Skandaloze, pallati i sportit në Beograd brohoret “Kosova është Serbi…" thirrje që u përshendetën edhe nga Djokoviç!

Tenisti serb është I njohur për mbëhtetjet e tij nacionaliste në shumë dalje publike, vlen të përmendet se ai është me origjinë nga Mitrovica.

29 Mars 2023, 23:42 Nga DOSJA
VIDEO / Skandaloze, pallati i sportit në Beograd brohoret “Kosova

SERBI - Tenisti serb Novak Gjokoviç ka ndjekur nga tribuna fitoren e Yllit të Kuq të beogradit ndaj Valencias (92:73) në xhiron e 31-të të Euroligës së basketbollit europian.Në një moment tenisti më I suksesshëm në histroi që është ende në aktivitet Novak Djokoviç u shfaq I emocionur sipas mediave serbe kur dëgjoi tifozët e Zvezdës duke brohoritur “Kosovë është Serbi”.

Kjo thirrje skandaloze, e turpshme dhe e dënueshme në ambientet sportive gjëmonte si rrallëherë “Pioneri” dhe Nole ngriti grushtin lart dhe përshëndeti këngën e fansave të pranishëm në atë pallat sporti.

Tenisti serb është I njohur për mbëhtetjet e tij nacionaliste në shumë dalje publike, vlen të përmendet se ai është me origjinë nga Mitrovica.


B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll