Sport

Bielsa pranë kombëtares së Uruguajit, sprova e tretë për të. Pritet zyrtarizimi…

Informacioni i siguruar nga 'TyC Sports'

30 Mars 2023, 07:16 Nga DOSJA

Bielsa pranë kombëtares së Uruguajit, sprova e tretë

ARGJENTINE - Marcelo Bielsa, trajneri argjentinas 67-vjeçar me përvojë, është emëruar në orët e para të kësaj të enjte, si trajner i kombëtares së futbollit uruguajan. 

Lajmi është bërë i ditur nga ‘TyC Sports’, duke shtuar se trajneri, aktualisht pa klub pas largimit nga Leeds United, është “një hap” për t’u bërë trajner i ‘Celeste’.

Nëse konfirmohet, kjo do të jetë përvoja e tretë e Marcelo Bielsa në krye të një ekipi kombëtar, pasi ka trajnuar Argjentinën, midis 1999 dhe 2004 dhe Kilin, nga 2007 deri në 2011.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll