Sport

Uzuni lë pas Lewandowskin, vetëm Haaland, Osimhen dhe Mbappe më mirë se shqiptari në Europë!

Faqja zyrtare e klubit spanjoll shkruan se Uzuni është sulmuesi i katërt më i mirë në Europë

29 Mars 2023, 17:58 Nga DOSJA
Uzuni lë pas Lewandowskin, vetëm Haaland, Osimhen dhe Mbappe më

SPANJE - Myrto Uzuni po kalon një formë fantastike te Granada në La Liga 2. Sulmuesi ka arritur të shënojë 20 gola në kampionat, pavarësisht se nuk arriti të gjejë golin me Kombëtaren në Varshavë. Te Granada po krenohen me sulmuesin shqiptar.

Faqja zyrtare e klubit spanjoll shkruan se Uzuni është sulmuesi i katërt më i mirë në Europë me mesataren 0.63 gola për ndeshje të luajtura. Ai kalohet vetëm nga Erling Haland me 1.04 gola për ndeshje të luajtura, Osimhen me mesataren 0.73 gola për ndeshje dhe Kylian Mbape me 0.7 gola për ndeshje.

Në këtë formë Uzuni jo vetëm që po udhëheq Granadën të ngjitet në La Ligën 1, po po reklamon veten e tij në prag të merkatos së madhe verore, ku siç e ka përmendur vetë, ka disa alternativa dhe oferta nga Premier League në Angli, nga Serie A apo edhe nga vetë disa skuadra të La Ligës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll