Sport

Luis Figo përzgjedh dy skuadrat favorite për ta fituar Champions League, por ato...

Interesant është fakti se dy skuadrat e zgjedhura si favorite nga Figo, do të përballen në çerekfinale të Champions League gjatë këtij edicioni.

29 Mars 2023, 17:46 Nga DOSJA
Luis Figo përzgjedh dy skuadrat favorite për ta fituar Champions

SPANJE - Ish-fituesi i “Topit të Artë” 2000, futbollisti i njohur portugez, Luis Figo, 50 vjeç, veçon Manchester Cityn dhe Bayern Munichun, si favoritët për të fituar Champions League, edhe pse duke pasur parasysh se gjithmonë duhet të llogaritet edhe Real Madrid.

“Në Champions League gjithmonë duhet të mbështeteni te Real Madridi, por favoritët sipas meje janë Manchester City dhe Bayern Munich. Interi është pak më i komplikuar dhe niveli im i favorizimit është pak më i ulët”,- tha ai gjatë prezantimit në Campus Vicente Del Bosque, në Calviá, Spanjë.

Një fakt interesant është se këto dy skuadra do të përballen në çerekfinale të Champions League gjatë këtij edicioni.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll