Art&Argëtim

Intervista e parë që nga aksidenti me borëpastruese, Jeremy Renner tregon luftën për mbijetesë: Shpëtova nipin tim, do ta bëja përsëri

Në intervistën ekskluzive me Diane Sawyer për ABC News, ai flet për incidentin dhe procesin e tij të rikuperimit.

29 Mars 2023, 17:50 Nga k.m.
Intervista e parë që nga aksidenti me borëpastruese, Jeremy
Jeremy Renner

SHBA- Televizioni amerikan do të transmetojë intervistën e parë me yllin e filmit Jeremy Renner që nga aksidenti i tij me borëpastruesen gjatë Vitit të Ri. Në intervistën ekskluzive me Diane Sawyer për ABC News, ai flet për incidentin dhe procesin e tij të rikuperimit.

"Unë do ta bëja përsëri sepse makina po i drejtohej nipit tip,"- tha Renner në emision.

Në intervistë ai shihet i përlotur teksa flet për ndikimin e aksidentit në familjen e tij.

"Zgjodha të mbijetoj,"- tha ai.

Aktori iu nënshtrua disa trajtimeve dhe operacioneve për të trajtuar lëndimet e tij, pasi në trup kishte gjithsej 30 kocka të thyera. 

Si ndodhi aksidenti? 

Aksidenti ndodhi pasi një stuhi e Vitit të Ri goditi SHBA-në. Renner përdori fadromën e tij për të shpëtuar një nipin që kishte ngecur me makinë në dëborë. Renner e tërhoqi me sukses makinën, por u përplas me borëpastruesen.

jeremy renner

Sondazh

Poll