Art&Argëtim

"Frodo" i "Lord of the rings" e mbajti të fshehtë lindjen e vajzës së tij për një vit

Elijah Wood zbulon se ai dhe Mette-Marie Kongsvedt janë bërë përsëri prindër.

28 Mars 2023, 16:40 Nga k.m.
"Frodo" i "Lord of the rings" e mbajti të fshehtë
Elijah Wood

BRITANI E MADHE- Elijah Wood dhe Mette-Marie Kongsvedt patën një vajzë gati një vit më parë, por arritën ta mbanin sekret lindjen e saj derisa aktori e zbuloi atë në një intervistë. Ylli 42-vjeçar i "Lord of the Rings" bëri zbulimin befasues, duke u shprehur në një intervistë se është babai i dy fëmijëve.

Sipas asaj që ai deklaroi, ai dhe Mette-Marie Kongsvedt u përpoqën ta mbanin të fshehtë edhe lindjen e fëmijës së tyre të parë, por nuk ia dolën. Ylli i Hollivudit u shfaq më pas në emisionin “Late Night Show” dhe tha se kishte marrë vesh që partnerja e tij ishte shtatzënë në prag të Krishtlindjeve 2018.

Emri i aktorit është rikthyer në qendër të vëmendjes pasi së fundmi u njoftua se “The Lord of the Rings” rikthehet me filma të rinj në ekranin e madh. Filmat do të realizohen përmes kompanisë së prodhimit të New Line Cinema të Warner Bros, siç ishte rasti me trilogjinë e drejtuar nga Peter Jackson midis 2001 dhe 2003. Filmat fituan rreth 3 miliardë dollarë, ndërsa filmi i tretë "Kthimi i Mbretit". 

Të drejtat e blera nga Embracer Group nuk përfshijnë The Silmarillion ose The Neverending Stories, libra të dashur nga fansat.

elijah wood

Sondazh

Poll