Art&Argëtim

Big Brother VIP, anulohet spektakli pas homazheve për viktimën: Dite zie për Top Channel

Moderatorja Arbana Osmani është shprehur se është e domosdoshme që banorët të jenë në dijeni të gjithë situatës, duke u shprehur se sot është ditë zije për Top Channel, ndaj dhe anuluan spektaklin e sotëm.

28 Mars 2023, 21:49 Nga k.m.
Big Brother VIP, anulohet spektakli pas homazheve për viktimën: Dite
Arbana Osmani

TIRANË- Produksioni i Big Brother VIP ka vendosur të vërë në dijeni banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri rreth sulmit të paprecedentë që ka ndodhur dy netë më parë ndaj Top Channel. Moderatorja Arbana Osmani është shprehur se është e domosdoshme që banorët të jenë në dijeni të gjithë situatës, duke u shprehur se sot është ditë zije për Top Channel, ndaj dhe anuluan spektaklin e sotëm. Por gjithashtu u kanë lënë kohë banorëve për të vendosur nëse duan që të vazhdojnë rrugëtimin e tyre. 

“Është detyra jonë të ndajmë me ta se çfarë ka ndodhur dhe të kërkojmë prej tyre të reflektojmë e të marrin një vendim nëse do ta vazhdojnë apo jo këtë rrugëtim. Nuk është e thjeshtë të ndash lajme të këqija por është një nga momentet më të vështira, ndjejmë se është e domosdoshme kështu ne sot jemi gati t’ja themi banorëve atë çfarë ka ndodhur dhe bashkë me Arbrin e Zhaklinën të shpresojmë që ata të vendosin të vazhdojnë këtë rrugëtim,"- u shpreh Arbana.

Në nder të Pal Kolës, i cili fatkeqësisht mbeti viktimë e sulmit kriminal, sonte nuk do të ketë spektakël, pasi trishtimi ka pllakosur në televizionin komëbtar, që prej mesnatës të së dielës. Gjatë javës, banorët do të flasin me familjarët e tyre me telefon për të vendosur nëse do të qëndrojnë brenda shtëpisë, apo do të vendoset për një finale të parakohshme. 

arbana osmani

Sondazh

Poll