Art&Argëtim

'Ajo është feneri im'/ Grimieri grek rrëfen miqësinë me këngëtaren shqiptare, Eleni Fouriera: Më ofroi para që unë dhe partneri im të bëheshim prindër

Në një intervistë për emisionin “Super Katerina”, grimieri tregoi peridhën kur ai po përpiqej të bëhej baba me partnerin e tij dhe këngëtarja shqiptare i ka ofruar para dhe çdo gjë tjetër që atij do t'i nevojitej, pa e menduar dy herë.

28 Mars 2023, 17:14 Nga a.l
'Ajo është feneri im'/ Grimieri grek rrëfen
Pandelis Toutounzis dhe Eleni Fouriera

GREQI- Grimieri i njohur grek, Pandelis Toutounzis ka folur së fundmi për ndihmën që i ka ofruar këngëtarja me origjinë shqiptare Eleni Foureira, duke treguar se sa shumë e ka mbështetur kur ai po përpiqej të krijonte një familje me partneren e tij. Në një intervistë për emisionin “Super Katerina”, grimieri tregoi peridhën kur ai po përpiqej të bëhej baba me partnerin e tij dhe këngëtarja shqiptare i ka ofruar para dhe çdo gjë tjetër që atij do t'i nevojitej, pa e menduar dy herë. Për këtë arsye, tregon ai, Eleni është një nga personat e tij më të rëndësishëm, pasi e ka ndihmuar në momentet më të vështira të jetës së tij, shkruan Protothema.gr  

“Eleni ishte pranë meje që në momentin e parë, ajo ishte feneri im. Këtë do ta them gjithmonë, sepse disa njerëz kur përulen dhe të ngrenë, janë edhe njerëzit më të rëndësishëm që kanë ardhur në jetën tonë. Nuk më la mua dhe partneren të përkulem për asnjë moment. Edhe kur thashë që e gjithë kjo nuk shkon askund dhe nuk ka zgjidhje, ajo ishte pranë meje dhe më tha: gjithçka që kam është e jotja, të gjitha paratë që kam mbledhur për gjithë këto vite që punoj i ke në dispozicion për provime apo çdo gjë që ju nevojitet. Kjo është edhe ajo gjëja prekëse. Në kohë të vështira Eleni është personi më i sjellshëm që kam takuar. Prandaj u bë kumbara e fëmijëve të mi, jo për paraqitje. Eleni lidhet me njerëzit, ashtu si unë. Të duash është një punë më vete. Unë besoj në marrëdhëniet e shkollës së vjetër, ku u bëmë si familje", shtoi Pantelis Toutounzis për këngëtarin dhe bashkëshortin e tij.

'Ajo është feneri im'/ Grimieri grek rrëfen
Pandelis Toutounzis dhe partneri i tij

Eleni Foureira u bë nënë për herë të parë më 7 shkurt. Këngëtarja e njohur solli në jetë djalin të shtunën dhe pak kohë më pas ka postuar foton e parë me të birin. Ajo shihet teksa e ushqen me gji djalin e saj brenda në maternitet ndërsa shkruan  'je arritja ime më e madhe 23.02.07".

eleni fouriera pandelis toutounzis

Sondazh

Poll