Art&Argëtim

“Më lanë në një qoshe, u lodha nga politika”/ Priyanka Chopra Jonas tregon pse hoqi dorë nga Bollywood në Hollywood

Aktorja indiane ka treguar se ndihej e lënë në një cep të industrisë dhe nuk po i jepnin më role.

29 Mars 2023, 09:24 Nga f.i
“Më lanë në një qoshe, u lodha nga politika”/
Priyanka Chopra Jonas

SHBA- Aktorja indiane Priyanka Chopra Jonas ka treguar për largimin nga Bollywood. CNN shkruan se Chopra Jonas e ftuar në emisionin "Armchair Expert" tha se e la BollyWood-in pasi ndihej e lënë në një cep të industrisë dhe nuk po i jepnin më role si aktore.

‘Më lanë në një cep të industrisë pa më dhënë asnjë arsye. Kishte njerëz që nuk më përfshinin në kast. U lodha nga politika. Kisha nevojë për një pushim,”-u shpreh Chopra Jonas.

Ajo më pas tregoi për shkëputjen nga aktrimi në Indi, kur asaj iu dha një mundësi për të udhëtuar në SHBA dhe për të punuar në industrinë e muzikës në vitin 2010.

“Të isha pjesë e industrisë muzikore në SHBA më dha mundësinë të shkoja në një pjesë tjetër të botës. Kishte njerëz që më njihnin si aktore të filmave indianë, duke më pyetur vazhdimisht pse shkova në Hollywood. Kur e mora punën kuptova se kjo ishte ajo që kisha dëshiruar. Me çdo punë që kam marrë nga rolet më të vogla që kam bërë, më nevojiteshin për të ndërtuar filmografinë time në gjuhën angleze, por nuk ishte aq e thjeshtë sa e kisha menduar,”-tha Chopra Jonas.

 

priyanka chopra jonas

Sondazh

Poll