Sport

VIDEO/ Leo Messi, ‘hat-trick’ në festën e Botërorit: tani 100 golat janë tejkaluar…

‘Pleshti’ shënoi tre gola në pjesën e pare, të fitores 7-0 në miqësoren kundër Curacaos

29 Mars 2023, 10:48 Nga DOSJA

VIDEO/ Leo Messi, ‘hat-trick’ në festën e Botërorit:

ARGJENTINE - Nata e ëndërrave për Lionel Messin. Me ‘hat-trickun’ e shënuar në pjesën e parë të miqësores kundër skuadrës modeste të Curaçaos, e cila festoi triumfin e Argjentinës në Kupën e Botës, kapiteni dhe ylli argjentinas kaloi 100 golat në karrierën e tij me fanelën e Albiceleste. 

Fituesit e Kupës së Botës mundën skuadrën e Karaibeve 7-0 në ndeshjen e tyre të dytë, pasi fituan trofeun në Katar në dhjetor. Messi tani ndjek vetëm dy lojtarë në tabelën e lojtarëve që kanë shënuar më shumë gola për ekipet kombëtare në ndeshjet konkurruese: Cristiano Ronaldon e Portugalisë, me 122 dhe Ali Daein e Iranit, me 109 gola.

VIDEO/ Leo Messi, ‘hat-trick’ në festën e Botërorit:

Messi hapi rezultatin ndaj Curacaos në minutën e 20-të me një gjuajtje me të djathtën nga cepi i zonës, duke arritur shifrën e 100 golave. Nico Gonzalez shtoi një tjetër tre minuta më vonë me një goditje me kokë nga distanca. Messi më pas shënoi golin e tij të 101-të për Argjentinën në minutën e 33-të, me një goditje krosimi në të djathtë të portierit dhe të 102-in në minutën e 37-të, pas një ecurie të lehtë për të shënuar. 

Dy minuta më parë ai kishte dhënë asistimin për golin e Enzo Fernandez nga buza e zonës. Shënuan edhe Di Maria dhe Nico Gonzalez (më shumë asistime për Messin). Për ‘Pleshtin’ ky ishte ‘hat-tricku” i 57-të i karrierës së tij, i nënti me Albicelestet. Shikoni golat e kapitenit Leo Messi…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll