Art&Argëtim

“Të dyja të veshura me të zeza”, Manjola Nallbani shihet në superformë në shoqërinë e vajzës

Këtë herë këngëtarja është parë duke ecur në bllok shoqërinë e vajzës së saj, ku si gjithmonë bie në sy për format e saj fizike dhe stilin e veshjes.

28 Mars 2023, 14:37 Nga f.i

“Të dyja të veshura me të zeza”, Manjola Nallbani

TIRANË- Si duket vitet nuk kalojnë për këngëtaren Manjola Nallbani, e cila shfaqet gjithmonë në formë. Këtë herë këngëtarja është parë duke ecur në bllok shoqërinë e vajzës së saj, ku si gjithmonë bie në sy për format e saj fizike dhe stilin e veshjes. Gazeta Panorama ka siguruar disa foto nga shëtitja e këngëtares me vajzën e saj.

Në fotot e kapura nga paparaci Nallbani dhe vajza e saj shihen të veshura me të zeza. Këngëtarja ka zgjedhur të veshë taka ndërsa vajza e saj, duke iu përshtatur moshës ka zgjedhur ta kombinojë veshjen e saj me atlete. 

Këngëtarja Manjola Nallbani është nënë e dy vajzave Megit dhe Sindit.

 

 

 

manjola nallbani

Sondazh

Poll