Politike

Kushtet e Gjermanisë për negociatat, Rama: I bëjnë mirë vendit, i jam mirënjohës Merkelit

25 Shtator 2019, 18:06 Nga DOSJA
Kushtet e Gjermanisë për negociatat, Rama: I bëjnë mirë

SHBA- Edi Rama, në një intervistë nga SHBA ka komentuar edhe njëherë vendimin e Bundestagut për 9 kushtet e vendosura për çeljen e negociatave.

Rama u pyet se si e shikon qeveria këtë vendim dhe tha se është një vendim inkurajues dhe falenderoi sërish Kancelaren Angela Merkel. Numri një i qeverisë tha se kushtet janë normale, dhe se rruga drejt BE do të jetë e mbushur me kushte për të mirën e vendit tonë.

 “Së pari është qeveria gjermane që ka marrë nga shumica në Bundestag një dritë jeshile për të shkuar në Këshillin Europian me një “PO” për negociatat me Shqipërinë, çelja do të thotë një proces i gjatë përmbushjesh kushtesh, dhe kjo është normale. Në rrugën tona pas çeljes së negociatave, ne do na duhet të përmbushim qindra kushte në çdo aspekt, dhe këto janë në të mirën tonë. Sa u përket 9 kushteve të vendosura, janë kushte që i bëjnë mirë dhe i duhen vendit, nuk është në interesin drejtpërdrejtë të tyre. Kjo është e mira e negociatave… nuk janë për ta marrë Shqipërinë dhe për ta çuar diku tjetër, por të ta bërë Shqipërinë europiane këtu ku është. Unë jam shumë i inkurajuar për këtë vendim, dhe mirënjohës kancelares Merkel, e cila ishte forca për thyerjen e kësaj barriere në Bundestag. Sikundër mirëkuptoj dhe ata që kanë votuar kundër, do t’ua mbushim dhe atyre mendjen hap pas hapi”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë nga SHBA, ku ka zbardhur takimin me Donald Trump dhe atë që ka pasur 3 ditë më parë me Kiriakos Mitsotakis. Gjatë intervistës Rama ka treguar dhe qëndrimin e qeverisë pas vendimit të Bundestagut për “Po-në” me 9 kushte që pati për vendin tonë. Në fund ka komentuar dhe tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, ku ka thënë se qeveria është e qartë në qëndrimet e saj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel bundestagu kundër shqipërisë edi rama gjermania bllokon negociatat angela merkel bundestagu kundër shqipërisë edi rama gjermania bllokon negociatat

Sondazh

Poll