Politike

“Zëdhënësi zyrtar jam unë”, Tedi Blushi ironizon Taulant Ballën: E gjithë bota e di që Presidenti nuk ka shkelur Kush

25 Shtator 2019, 17:27 Nga DOSJA
“Zëdhënësi zyrtar jam unë”, Tedi Blushi ironizon

TIRANË- Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka reaguar pas deklaratëve Tualant Ballës në një intervistë për median gjermane Deutsche Welle. Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se Balla është bërë Zëdhënës i Presidentit, por i kujton se Zëdhënës zyrtar është ai.

Më tej Blushi shton se Balla duhet të qëndrojë i qetë, “se jo vetëm Bundestagu apo OSBE/ODIHR, por e gjithë bota e di që Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën”.

REAGIMI I PLOTË

E falenderoj zotin Taulant që ka vendosur të luajë edhe rolin e Zëdhënësit të Presidentit, por e sqaroj se Zëdhënësi zyrtar jam unë! Të jetë i qetë dhe i sigurt, se jo vetëm Bundestagu apo OSBE/ODIHR, por e gjithë bota e di që Presidenti Meta nuk ka shkelur Kushtetutën.

Presidenti Meta, jo vetëm ka respektuar Kushtetutën, por edhe:

– Konventën Europiane për të Drejtat e Njeriut;

-Vendimin e Gjykatës së Strasburgut që përcakton se e drejta e zgjedhjes nuk është proceduriale, por substanciale për të garantuar rendin demokratik;

– Detyrimet e Shqipërisë ndaj Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit për garantimin e lirive dhe pluralizmit politik;

– Kriteret e Kopenhagenit, që janë në themel të BE. Për këto ka folur qartë dhe Raporti Final i OSBE/ODIHR për zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit!

Ia kujtoj zotit Taulant të gjitha këto meqë sot ka qenë shumë i hutuar kur ka folur në emër të Presidentit. Ndoshta është lodhur duke lobuar në Berlin për vendosjen e kritereve historike për çeljen e negociatave!

Më herët Taulant Balla në një intervistë për DW, u shpreh se Meta ka shkelur Kushtetutën me rastin e çdekretimit të datës së zgjedhjeve. “Unë jam i bindur, që veprimi i Presidentit të Republikës në rastin e çdekretimit të datës së zgjedhjeve ka qenë një veprim antikushtetues. Edhe vetë Presidenti i Republikës e di këtë gjë”, tha Balla.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike shkarkimi i metës shkelja e kushtetutes taulant balla tedi blushi shkarkimi i metës shkelja e kushtetutes taulant balla tedi blushi

Sondazh

Poll