Politike

Tryeza për Zgjedhoren, Rama kundër opozitës: Përkthyes në gjuhë të huaj për t’u marrë vesh me shqiptarët s’do të

25 Shtator 2019, 17:56 Nga DOSJA
Tryeza për Zgjedhoren, Rama kundër opozitës: Përkthyes

SHBA- Kryeministri Edi Rama nga SHBA, ku po zhvilllon një takim të OKB-së, ka folur dhe për tryezën e Reformës Zgjedhore që është zhvilluar sot në Tiranë.

Në fjalën e tij Rama tha se nuk donte të bënte polemika me atë çfarë kishte ndodhur, por u shpreh i qartë se nuk do pranonte të huaj në zgjidhjen e krizës.

Ne kemi një ide që është vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe këtë ide do ta çojmë deri në fund. Por tani kemi një prioritet tjetër, që është kalimi në ligjin zgjedhor të të gjitha rekomandimeve të OSBE. Por për sa i përket përkthyes në gjuhë të huaj që të përkthej në shqip dhe të merremi vesh mes shqiptarësh unë nuk jam dakord“, tha Kryeministri.

Kryeministri Edi Rama ka dhënë sot një intervistë nga SHBA, ku ka zbardhur takimin me Donald Trump dhe atë që ka pasur 3 ditë më parë me Kiriakos Mitsotakis. Gjatë intervistës Rama ka treguar dhe qëndrimin e qeverisë pas vendimit të Bundestagut për “Po-në” me 9 kushte që pati për vendin tonë. Në fund ka komentuar dhe tryezën e OSBE për Reformën Zgjedhore, ku ka thënë se qeveria është e qartë në qëndrimet e saj.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama reforma zgjedhore tryeza e osbe per reformen zgjedhore edi rama reforma zgjedhore tryeza e osbe per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll