Politike

Dashnor Sula në krah të kandidatit të Primareve në Peqin: O njerëz, ftillohuni! Të votohet për vëllezërit tanë

Dashnor Sula tha se për zgjedhjet e 14 majit do të bëjë fushatë për kandidatin e zgjedhur nga procesi i Primareve. 

28 Mars 2023, 22:14 Nga k.m.
Dashnor Sula në krah të kandidatit të Primareve në Peqin: O
Dashnor Sula

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nuk është aspak i surprizuar nga dorëheqjet e kandidatëve të Enkelejd Alibeajt për 14 majin. Gjatë fjalës së tij në emisionin "Ora e Betit", Dashnor Sula tha se një lëvizje të tillë e kishte paralajmëruar, ndaj dhe ishte deklaruar se për zgjedhjet e 14 majit do të bëjë fushatë për kandidatin e zgjedhur nga procesi i Primareve. 

"Kam qenë i qartë prej kohësh, e kam paralajmëruar. Nuk më surprizon diçka e tillë. Në mbledhjen e grupit i paralajmërova dhe i kërkova një gjë të tillë. Këtu faji është i të gjithëve. Është çmenduri. Një palë të ndarë në dy pjesë, një PD është. Unë ka dalë i pari që kam thënë mbështes kandidatët e primareve. Votohet për djemtë demokratë, vëllezërit tanë. Sali Berisha duhet ti regjistronte me PD. Në Peqin për Mustafa Pashën fillon fushatën nesër. Kam apeluar o njerëz ftillohuni! Kriza është përçuar nga sipër poshtë. Në Vaun e Dejës kryesia votoi të mos ketë kandidat ky çoi kandidat. Në Korçë e njëjta gjë. Janë qoka,"-tha Dashnor Sula.

dashnor sula

Sondazh

Poll