Art&Argëtim

12 veshjet e vetme që ju duhen në garderobën tuaj!

25 Shtator 2019, 16:43 Nga DOSJA

Tiranë – Të pasurit një garderobë të madhe me rroba, nuk është gjithmonë aq e bukur sa duket. Shpeshherë mund të kthehet në diçka frustruese dhe acaruese.

Madje dhe stilisti i famshëm i rrobave Michael Kors, i pyetur në një intervistë ka thënë se gjëja më e mirë e punës së tij, është që i duhet të veshë çdo ditë një uniformë, dhe nuk ka pse ta vrasë mendjen se çfarë të vesh përditë për në punë.

Kur e thotë këtë dhe një stilist i suksesshëm dhe i kamur si ai, merreni me mënd sa frustruese është kjo gjë për ne të tjërët.

Por e bukura qëndron se në të vërtetë ju duhen vetëm këto 12 vjeshjet në garderobën tuaj, dhe stresi e frustrimi për të gjetur se ç’të veshim, do të largohet fare lehtë.

Xhinse të ngushta- Xhinset e ngushta duhet të jenë patjetër në garderobën tuaj. Nëse dini t’i zgjidhni me kujdes, ato mund të rrinë mjaft rehatshëm, janë në çdo ngjyrë, dhe për më tepër mund t’i kombinoni me çfarë do lloj bluze apo këmishe të doni.

Fustan i shkurtër i zi-  Qoftë për një kafe në mëngjes apo për një gotë në darkë me shoqërinë,me taka, me sandale apo edhe me atlete,një fustan i shkurtër i zi do t’ju hynte kudo në punë.

Një bluzë e thjeshtë e bardhë –Një bluze e bardhë dhe e thjeshtë ju nxjerr gjithmonë nga situata. Ju mund ta vishni atë me çdo gjë duke nisur që nga pantallona, fund, xhinse të shkurtëra, mund t’i vini bizhuteri sipër saj, mund t’a vishni me taka ose me atlete, ajo hyn në punë me çdo gjë.

Xhaketë e thjeshtë xhinsi –Për një pamje të thjeshtë përditshmërie, por që doni ta miksoni pak veshjen tuaj dhe me klasin, një xhaketë e thjeshtë xhinsi do t’ju hynte shumë në punë, lehtë e kombinueshme dhe e përshtatëshme në çdo stinë, një xhaketë e tillë nuk duhet të mungojë në garderobën tuaj.

Xhaketë e zezë lëkure –Një veshje klasike, por edhe sportive ndërkohë, nuk duhet të mungojë në garderoën tuaj. Ideale për një takim të parë apo për të lënë mbresa, xhaketa e zezë e lëkurës, është gjithëçka që ju duhet për sezonin e vjeshtës.

Edhe pse ndoshta nuk jeni tipi i takave të larta, pasja e një palë takash të zeza në shtëpi do ju nxirrte fare mirë nga çdo situatë. Çdo lloj veshjeje, do të ishte në një nivel tjetër me veshjen e takave të zeza.

Atletet e bardha –Arsyet pse një palë atlete të bardha duhet të jenë në garderobën tuaj janë të shumta, por më e rëndësishmja është komforti që ato të japin dhe rehatia. Nëse keni një ditë të gjatë në punë ose kudo, zgjidhja më e mirë do të ishin një palë atlete të bardha.

Xhaketa sportive –Një xhaketë sportive kthen në shik çdo veshjeje tuajën. Qoftë fustan, pantallona të shkurtra apo xhnse, një xhaketë sportive e kthen veshjen tuaj në një veshje trendi dhe me personalitet.

 Çizme të zeza –Në sezonin e vjeshtë-dimër, një nga aksesorët më të rëndësishëm që nuk duhet të mungojë është dhe një pale çizmesh të zeza. Ato kombinohen fare lehtë me çdo gjë, janë të përshtatëshme për çdo ambjent, si dhe të japin një pamje femërore.

Bluza me mëngë të shkurtra – Bluzat me mëngë të shkurtëra i rezistojnë çdo lloj stine, ato mund të vishen ne çdo ambjent,dhe mund ti përshtasni me çdo lloj stili të mundshëm.

Pantallona të zeza- Edhe pse jo për çdo lloj ambjenti, në garderobën tuaj nuk duhet kurrësesi të mungojnë një palë pantallona të zeza. Ato do ju shpëtojnë nga një shumëllojshmëri situatash ku doni të dukeni sa më sërioze, apo sa më fine, apo sa më klas.

Streçe të zeza – Çdo vajzë pothuajse ka në garderobën e saj një palë streçe të zeza. Përveç rehatisë që ato mundësojnë, ato shkojnë gjithashtu qoftë me taka apo me atlete, me bluzë të thjeshtë apo me këmishë, apo me bluzë tutash, streçet e zeza janë gjithmonë një zgjedhje praktike.

Burimi: Bright Side 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim 12 veshjet 12 veshjet

Sondazh

Poll