Art&Argëtim

Akuzat për ngacmim seksual, legjenda Placido Domingo largohet nga Opera Metropolitane

25 Shtator 2019, 14:33 Nga DOSJA
Akuzat për ngacmim seksual, legjenda Placido Domingo largohet nga Opera

SHBA- Placido Domingo, tenori spanjoll është  tërhequr nga Metropolitan Opera e Neë York-ut, ku së shpejti do të vinte në skenë ‘Marbethin’ e Xhusepe Verdit.

Lajmi është bërë me dije nga “Ap”, ku thekson se tenori tërhiqet nga të gjitha performancat e ardhshme të Met Opera.

Ky vendim ka lidhje me akuzat për ngacmim seksual të disa femra. Këtë të hënë  tenori spanjoll mori pjesë në provat e përgjithshme të ‘Makbeth’, por vetëm pas disa orësh Domingo vendosi të tërhiqej.

Kam debutuar në Metropolitan Opera që nga mosha 27-vjeçare dhe kam vazhduar të këndoj në këtë teatër të mrekullueshëm për 51 vjet. Teksa diskutohet kaq fort për akuzat e fundit në lidhje me mua dhe jam i shqetësuar për klimën e keqe në të cilën njerëzit dënohen pa një proces” –  është shprehur kështu Domingo.

Nga mediat e huaja është mësuar se janë plotë 11 gra, të cilat  kanë akuzuar këngëtarin spanjoll të operas, Placido Domingo për ngacmim seksual.

Gratë kanë deklaruar për Associated Press se Domingo i kishte kërcënuar dhe ngacmuar seksualisht.

Burimi: BBC 

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz akuzat per ngacmim seksual placido domingo shba tenori spanjoll heq dore nga karriera akuzat per ngacmim seksual placido domingo shba tenori spanjoll heq dore nga karriera

Sondazh

Poll