Art&Argëtim

Të dëmtojnë më shumë se pirja e duhanit, ja 5 ushqimet që nuk duhet t’i konsumoni më!

25 Shtator 2019, 15:13 Nga DOSJA

Tiranë –Dietat ushqimore të pabalancuara marrin më shumë jetë njerëzish sesa pirja e cigareve.

Shkenctarët kanë zbuluar se mungesa e fibrave dhe proteinave që disa ushqime kanë, dëmton rëndë shëndetin tonë, por gjithashtu janë disa ushqime të cilat në i konsumojmë për vetitë e shëndetshmë që kanë, të cilat në fakt na dëmtojnë rëndë shëndetin.

1- Lëngjet e freskëta të frutave. Frutat  janë vitale për shëndetin tonë, por ato gjithashtu kanë edhe nje sasi të madhe sheqeri. Në momentin kur ne i shtrrydhim frutat, dhe i konsumojmë në formë lëngu, ato humbin pothuajse të gjitha vlerat ushqimore që kanë, duke bërë që ne të konsumojmë vetëm sasinë e madhe të sheqerit, kjo mund të çojë në semundje të zemrës, në diabet si dhe në obezitet.

2- Edhe pse janë të pasura me proteina dhe fibra, çokollatat me fruta të thata janë gjithashtu edhe të pasura me sheqer. Statistikisht një shufër çokollate ka rreth 20 gram sheqer. Nga ana tjetër çokollatat proteinike janë të mira për të shuar urinë dhe për të mos shtuar në peshë. Një çokollatë ideale proteinike do të ketë 3 gram fibër, 5 gram proteinë dhe të paktën nën 10 gram sheqer.

3- Peshku i mbarështuar në fermë. Peshku i egër është shumë i pasur me Omega 3, e cila ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut. Por vlera e proteinave varet nga ajo çfarë konsumon peshku. Fatkeqësisht, peshku që blejmë në supermarket nuk vjen nga deti apo oqeani, por 90 përqind të rasteve vjen nga fermat artificiale të peshkut. Ata jo vetëm që nuk kanë vlera ushqimore, por janë të dëndur me kimikate që janë shumë të dëmshme për shëndetin tonë.

4- Shumë ushqime thonë në paketimin e tyre se nuk kanë sheqer në to. Por ne fakt kjo është një gënjeshter pasi kompanitë e ushqimeve kanë filluar të ndërrojne sheqerin normal me sheqer të proçesuar.

5-Konfleksat janë një ushqim i shpejtë dhe praktik për t’u konsumuar, sidomos kur nuk keni kohë për të humbur, dhe as per t’iu gatuar diçka fëmijëve tuaj. Mundohuni te zgjidhni konfleksa  që ka  bazë gruri dhe drithërash, pasi është më i pasur me fibra dhe proteina.

Burimi:Bright Side

E..C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim shendeti fizik ushqime te pasigurta shendeti fizik ushqime te pasigurta

Sondazh

Poll