Art&Argëtim

I palodhur për Ramën dhe qeverinë, Laert Vasili shpërblehet për mundin, ja posti i rëndësishëm që merr

25 Shtator 2019, 15:18 Nga DOSJA
I palodhur për Ramën dhe qeverinë, Laert Vasili shpërblehet

DURRËS- Ndryshime të mëdha në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Sipas informacioneve mësohet se drejtori aktual, Elio Bajramaj, është shkarkuar nga detyra.

Tashmë ky institucion do të drejtohet tashmë nga aktori Laert Vasili. Mësohet se vendimi i është komunikuar aktorit, por zyrtarizimi do të merret të premten nga Këshilli Bashkiak.

Kryetarja e bashkisë, Valbona Sako ka shkarkuar drejtorin aktual të Qendrës Kulturore, Elio Bajramaj i cili u emërua në këtë post pas daljes në pension të shkrimtarit Bashkim Hoxha.

Bashkia do ta paraqesë këtë emërim në mbledhjen e radhës të Këshillit Bashkiak Durrës, që do të mbahet të premten, më 27 shtator, duke kërkuar nga këshilltarët miratimin e shkarkimit të Bajramajt nga drejtor i Qendrës Kulturore “Aleksandër Moisiu” dhe emërimin në këtë detyrë të Laert Vasilit.

Laert Vasili është i njohur për mendimin e tij pro qeverisë dhe Edi Ramës. Vasili në daljet e tij për mediat nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë për Ramën dhe Veliajn, duke thurur dhe elozhe për ta.

Në datën 30 qershor, kur shqipëria kishte votuar, Vasili komentoi dhe veshjen e Ramës, duke thënë se i pëlqente shumë. Ai tha se kishte zili për Kryeministrin dhe se do e kopjonte pa problem.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture edi rama laert vasili posti i ri i laert vasilit teatri aleksander moisiu edi rama laert vasili posti i ri i laert vasilit teatri aleksander moisiu

Sondazh

Poll