Bota

Shtëpia e Bardhë ka publikuar detaje të reja nga biseda telefonike, mes Presidentit Trump dhe Zelensky

25 Shtator 2019, 16:04 Nga DOSJA
Shtëpia e Bardhë ka publikuar detaje të reja nga biseda

SHBA- Ajo tregon që zoti Trump i kërkoi Volodymyr Zelensky më 25 korrik të hetojë kandidatin demokrat Joe Biden, djali i të cilit ka punuar për një firmë të gazit në Ukrainë.

Nga detajet e reja të publikuara nga Shtëpia e Bardhë, mësohet që Trump t’i ketë thënë Zelensky-t sesi Biden, si zëvendëspresidenti i SHBA-së, kishte lobuar në 2016-tën që Ukraina të pezullonte kryeprokurorin e saj, Viktor Shokin. Zyra e Shokin, sipas tij, kishte hapur një hetim ndaj Burisma-s, një kompani e gazit natyror në të cilën Hunter Biden ishte anëtar bordi.

“Ka shumë fjalë për djalin e Bidenit, thuhet që Bideni ndaloi ndjekjen penale dhe se shumë njerëz duan të dijnë se cfarë ka ndodhur, ndaj çdo gjë që mund të bëni më prokurorin e përgjithshëm, do të ishte e shkëlqyeshme”, është shprehur Trump.

Detajet e reja të kësaj bisede dolën nga një informator dhe bënë që një valë ligjvënësish demokratë të njoftonin mbështetjen për procesin e shkarkimit të Presidentit nëpërmjet hetimit në Kongres. Ligjvënësit demokratë thonë se kjo është një krizë e sigurisë kombëtare që duhet t’i shqetësojë të gjithë amerikanët, megjithëse shumica e tyre nuk e mbështesin procesin e shkarkimit.

Burimi: bbc

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota biseda telefonike detaje te reja hetimi i biden trump zelensky biseda telefonike detaje te reja hetimi i biden trump zelensky

Sondazh

Poll

Bota 25 Shtator 2019, 15:49

Berluskoni nën hetim për masakrat e 1992-1993

Palermo – Sot në mëngjes, në gjykatën e akreditimeve të apelit në Palermo, është depozituar kërkesa zyrtare për hetimin e Silvio Berluskonit, në lidhje me masak...