Bota

Berluskoni nën hetim për masakrat e 1992-1993

25 Shtator 2019, 15:49 Nga DOSJA

Palermo – Sot në mëngjes, në gjykatën e akreditimeve të apelit në Palermo, është depozituar kërkesa zyrtare për hetimin e Silvio Berluskonit, në lidhje me masakrat e kryera në Firenze në vitet 1992-1993.

Në vitet 1992-1993 Italia ishte një kaos i vërtetë, i cili karakterizohej nga sulmet e njëpasnjëshme të Cosa Nostrës. Sulmet ishin mjaft të dhunshme dhe shumë prej tyre u bënë me anë të autobombave.

Cosa Nostra filloi të zhdukte dhe të hakmerrej kundrejt policisë, gjykatësave, prokurorave, personazheve të famshme mediatike dhe kujtdo që mund të shihej si përfaqësim i shtetit.

Motivi i këtyre sulmeve ndaj figurave shtetërore, ishte bërja e një negociate midis Cosa Nostrës dhe shtetit Italian.

Berluskoni është një nga të dyshuarit kryesor pas përgjimeve të kryera të bisedave në burg të ish-shefit të “Brancaccion” Giusepe Graviano.

Giusepse Graviano në bisedat e tij e përcakton Berluskonin si bashkëpuntor i fshehur i mafias, si dhe fajtor për shumë vrasje të hEshtura.

Së bashku me Berluskonin, nën hetim është edhe ish-senatori i vendit Marcello Dell Utri .

Silvio Berluskoni ka mohuar akuzat ndaj tij duke i quajtur ato qesharake, si dhe nuk  ka pranuar të flasë përpara gjykatës.

Avokatët e ish-kryeministrit kanë deklaruar se Berluskoni do të përfitojë nga një klauzolë të ligjit e cila e lejon atë të mos përgjigjet përpara trupit gjykues.

Giusepe Graviano në bisedat e tij, e cilëson Berluskonin si tradhëtar, ai thotë që ish-kryeministri ishte një njeri mosmirënjohës, i cili  pasi u zgjodh kryeministër, vendosi të linte në burg të tërë ata që kishin sakrifikuar çdo gjë për të.

Burimet thonë se në bisedat e përgjuara të të burgosurëve në vitin 2014, është kuptuar se Berluskoni paguante çdo gjashtë muaj nga 250 mijë euro, ish shefin e Cosa Nostrës, Toto Rinën.

Burimi: Republica.it 

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota marcello dell utri silvio berluskoni marcello dell utri silvio berluskoni

Sondazh

Poll