Bota

“Ju duhet të paguani njësoj si pasagjerët”, stafi i “Thomas Cook” mbtet rrugëve

25 Shtator 2019, 15:16 Nga DOSJA
“Ju duhet të paguani njësoj si pasagjerët”, stafi i

KUBË- Pasi gjigandi britanik  “Thomas Cook”, shpalli  falimentin dhe la rrugëve 600 mijë klientë  si dhe janë  rrezikuar mbi 20 mijë vende pune, mediat e huaja kanë raportuar se një pjesë e stafit britanik është dëmshpërblyer duke  i akomoduar në një një hotel në Kubën Lindore.

Kjo vjen në mes të situatës delikate  në të cilën ndodhet kompania, ku raportohet  të jenë anuluar rreth 800 fluturime në vendet ku “Thomas Cook” operon.

Ata kanë qëndruar në hotelin Paradisus Rio de Oro, në bregdetin verior të ishullit afër vendpushimit të Guardalavaca.

Drejtuesve të hoteleve në Kubë dhe destinacioneve të tjera “Thomas Cook” u është thënë se Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC) do të zbatojë faturën për akomodim të punonjësve.

Por një anëtar i ekuipazhit të kabinës Thomas Cook, Danny Cossar, u shpreh se: “Ne do të duhej të kontrolloheshim dhe të shkonim në aeroport këtë pasdite. Na  kthyen nga autobusi dhe na thanë neve si dhe udhëtarëve të tjerë që të gjithë duhet të paguani. Ndihemi plotësisht të izoluar këtu, pa asnjë komunikim të saktë, është vetëm çështje pritje , dhe të  shohim nëse mund të arrijmë sonte në shtëpi ose do të mbetemi për gjithë natën këtu. Ne nuk kemi asnjë dhomë, nuk ka asgjë të vendosur në shërbimin tonë, është thjesht një lojë pritjeje.Të gjitha fluturimet e “Thomas Cook”  pushuan të hënën në mëngjes, duke lënë pasagjerët dhe ekuipazhin në pritje nga një aeroplan i organizuar nga AAC – me emrin  “Operation Matterhorn”.

Misioni i riatdhesimit synon që shumica e 155,000 klientëve të Thomas Cook të kthehen në Britani pas shpalljes së falimetit. AAC po kërkon gjithashtu të ndihmojë ekuipazhin e fluturimeve.

Një zëdhënës i qeverisë në Mbretërinë e Bashkuar tha: “Ne e kuptojmë se kjo është një situatë jashtëzakonisht shqetësuese për pasagjerët e Thomas Cook. Qeveria ka vendosur ekipe në terren për të mbështetur të prekurit dhe janë në kontakt me autoritetet lokale dhe hotelet.”

Për shkak të embargos ekonomike të Uashingtonit kundër Kubës, kartat e kreditit amerikane janë të vështira për t’u përdorur në Kubë.

The Independent gjithashtu raporton se  turistët britanikë po mbaheshin në holl-in e  një hoteli tjetër përgjatë bregdetit, Brisas Guardalavaca.

Sherry Bullough tha që prindërve të saj u ishte thënë se ata duhet të paguajnë për qëndrimin e tyre. Ajo tha për The Independent: “Ata iu kërkojnë 1000 dollarë, por ata nuk kanë marrë para për të paguar. Ata kanë pasur një takim ku  u është thënë se ata nuk mund të bëjnë asgjë. Hoteli e ka fikur ëifi-n. Ata nuk po lejojnë regjistrimin e takimeve ose konfrontimeve. “

Vendi do të goditet rëndë  nga falimetimi  i “Thomas Cook”. Firma pritej të marrë rreth 2,000 vizitorë në javë në Kubë gjatë sezonit të dimrit.

Burimi: independent

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota falimenti i thomas cook gjigandi britanik kube falimenti i thomas cook gjigandi britanik kube

Sondazh

Poll