Bota

John Bercow mbledh sot Parlamentin britanik, pas vendimit të Gjykatës Supreme

25 Shtator 2019, 10:42 Nga DOSJA
John Bercow mbledh sot Parlamentin britanik, pas vendimit të Gjykatës

BRITANI E MADHE- Ndërkohë që situata në Britaninë e Madhe është teje delikate si shkak i daljes nga Bashkimi Europian, Boris Johnson, Kryeministri britanik këmbëngul për një Brexit me apo pa marrëveshje.

Nga ana tjetër, John Bercow, kryetari i Dhomës së ulët në Parlamentin Britanik ka deklaruar se çdo qytetar i Anglisë pret që institucioni të  kryejë funksionin e tij.

Bercow ka bërë me dije se i ka udhëzuar zyrtarët e tij që të nisin përgatitjen për punimet e Dhomës së Ulët.

Por ai lajmëroi që të ditën e djeshme se sot do të zhvillonte një seancë në orën 11:30, ku ka diskutuar me kryetarët e partive politike dhe përfaqësuesit e tyre në lidhje me këtë çështje.

Kujtojmë  që Gjykata Supreme e vendit e kishte shpallur  pushimin e detyrueshëm shumë javor për eurodeputetët e urdhëruar nga Kryeministri Boris Johnson, si të paligjshëm.

Burimi: Teller Report

A.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota britaninë e madhe john bercow johnson punimet e dhomës së ulët britaninë e madhe john bercow johnson punimet e dhomës së ulët

Sondazh

Poll