Bota

Zgjedhjet e parakohshme, Kosova nis zyrtarisht fushatën

25 Shtator 2019, 09:09 Nga DOSJA
Zgjedhjet e parakohshme, Kosova nis zyrtarisht fushatën

KOSOVË– Ditën e sotme partitë politike kanë filluar zyrtarisht fushatën për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen më 6 tetor.

Ka qënë LDK, ajo që e ka hapur e para fushatën në orën 00:00, ndërsa partitë e tjera kanë paralajmëruar tubime në qytete të ndryshme.

Partia e parë që do të hapë zyrtarisht fushatën zgjedhore është FJALA, me një tubim para Teatrit Kombëtar në Prishtinë dhe më pas të gjithë të tjerat me radhë. 

Zgjedhjet e parakohëshme do të zhvillohen pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili hoqi dorë nga posti i tij pas një fletëthirrje që mori nga Gjykata Speciale në Hagë. 

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dorehiqet ramush haradinaj hapet fushata ne kosove ramush haradinaj dorehiqet ramush haradinaj hapet fushata ne kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll