Bota

Sulmi me 6 të vdekur në shkollën në SHBA/ Policia: Sulmuesi ishte dikur student në këtë shkollë

Sulmuesi u vra nga policia pasi qëlloi për vdekje tre të rritur dhe tre fëmijë në Covenant School të hënën.

27 Mars 2023, 22:21 Nga a.l
Sulmi me 6 të vdekur në shkollën në SHBA/ Policia: Sulmuesi
Foto ilustruese

SHBA- Hetimet paraprake të autoriteteve, zbuluan se sulmuesi 28-vjeçar që vrau gjashtë persona në një shkollë private në Nashville ishte dikur studente në këtë shkollë, shkruan CNN. 

"Nga gjetjet e mia fillestare, në një moment, ajo ishte studente në atë shkollë", raportuan autoritetet policore. 

Në një konferencë për shtyp të hënën, shefi i policisë së Metro Nashville, John Drake tha se nuk ishte i sigurt se në cilin vit ajo kishte ndjekur shkollën ndërsa nuk dha emrin e sulmuese dhe tha se hetimi ishte në vazhdim. 

"Kishte një makinë afër që na dha të dhëna se kush ishte ajo", shtoi ai.

Sulmuesi u vra nga policia pasi qëlloi për vdekje tre të rritur dhe tre fëmijë në Covenant School të hënën.

sulm ne shba

Sondazh

Poll