Bota

Armët bërthamore/ Reagon opozita: Vendim kundër vullnetit të popullit! Putin kërkon nënshtrimin e Bjellorusisë

Sipas saj, Lukashenko është përgjegjës për krimet e agresionit kundër Ukrainës dhe duhet të quhet sponsor i terrorizmit.

27 Mars 2023, 21:03 Nga a.l
Armët bërthamore/ Reagon opozita: Vendim kundër vullnetit të
Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

RUSI- Kryeopozitarja bjelloruse Sviatlana Tsikhanouskaya ka deklaruar se vendimi i Rusisë për të vendosur armë bërthamore taktike në Bjellorusinë synon të nënshtrojë Bjellorusinë dhe shkel Kushtetutën e saj.

Kjo cenon sigurinë ndërkombëtare dhe natyrisht, është kundër vullnetit të popullit. Ne nuk jemi një vend bërthamor dhe nuk duam të vendosim armë bërthamore në shtetin tonë”, tha Tsikhanouskaya.

Ajo e quajti udhëheqësin bjellorus Aleksandër Lukashenko bashkëpunëtor në luftë dhe si njeriu që përmbush të gjitha urdhrat e Putinit. Tsikhanouskaya gjithashtu pretendoi se Lukashenko nuk mund të marrë meritën që trupat bjelloruse nuk janë dërguar në Ukrainë, shkruajnë mediat e huaja. 

Është rezultat i një thirrjeje të qytetarëve të Bjellorusisë që janë kundër kësaj lufte dhe ushtarëve tanë që nuk kanë ndjesi anti-ukrainase. Ata nuk duan të vrasin apo të vriten në fushëbetejë për ambiciet e këtyre dy liderëve”, vazhdoi ajo.

Sipas saj, Lukashenko është përgjegjës për krimet e agresionit kundër Ukrainës dhe duhet të quhet sponsor i terrorizmit.

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll